Rritet çmimi i vaniljes në Madagaskar

Rënia e prodhimi të vaniljes pas tajfunit Enawo solli muajt e fundit rritjen e çmimit të vaniljes, një nga produktet më të mëdha në eksportet e Madagaskarit. Tetëdhjetë për qind e prodhimit global të vaniljes, një erzë që përdoret në akullore, aromaterapi, parfum dhe në gatim, realizohet  në ishullin e Madagaskarit, që ndodhet në Oqeanin Indian. Rritja shumë e lartë e çmimeve shkakton gjithashtu një rritje edhe të rasteve të vjedhjes në fushat e vaniljes. Nga frika e vjedhjes, prodhuesi detyrohet ti grumbullojë kapsulat e vaniljes pa u pjekur ende mirë, gjë që shkakton rënie të standardeve.