Referendumi katalonas

Për të penguar hyrjen e policisë në kompleksin e shkollës historike industriale të Barcelonës në referendumin katalonas për pavarësi në portat e hyrjes u vendosën thasë me rërë, gardhe, madje edhe vinç. Vetëm njëra prej portave të shkollës u mbajt e hapur për të lejuar njerëzit të votonin. Liderët katalonas thonë se rezultati i referendumit është pro pavarësisë në raportin 90%.