Protestë kundër dhunës policore në Katalonjë të Spanjës

Me mijëra persona dolën në rrugët e Barcelonës dhe qyteteve tjera të Katalonjës për të protestuar kundër pengesave të dhunshme të policisë, gjatë përpjekjeve për të ndaluar referendumin e pavarësisë. Me qindra persona u mblodhën në sheshin Sant Jaume dhe para Pallatit Generalitat për të protestuar kundër dhunës së qeverisë gjatë referendumit.