Presidenti libanez e la Tillerson të presë vetëm për disa minuta

Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, iu desh të presë vetëm për disa minuta në pallatin presidencial “Ba'abda” në Bejrut, ku kishte shkuar për t'u takuar me presidentin libanez, Mishael Avn. Tillerson nuk u mirëprit nga homologu i tij libanez. Pastaj Tillerson kaloi në dhomën, ku do të zhvillohej takimi. Ra në sy se gjatë kohës që priti këtu në tavolinën e Tillerson nuk ishte vendosur as ujë. Sekretari amerikan i Shtetit priti këtu për një farë kohe ardhjen e Presidentit të Libanit, Mishael Avn. Takimi filloi me ardhjen me vonesë të presidentit libanez.


Fjalët Kyçe: Bejrut , Liban , Mishael Avn , Rex Tillerson