Parada e flotës ruse

E diela e fundit e korrikut në Rusi festohet në mënyrë tradicionale si Dita e Marinës Ruse. Parada kryesore u zhvillua me rreth 50 luftanije dhe nëndetëse në portin Kronstadt, përgjatë lumit Neva në Shën-Petërburg, që është qyteti i dytë më i madh i Rusisë. I pranishëm në paradë ishte edhe presidenti rus, Vladimir Putin. Ngjarja mori përmasa më të mëdha ashtu si parada kushtuar fitores gjatë Luftës së Dytë Botërore, organizuar çdo vit në Moskë.

Rusia i ka përshpejtuar manovrat ushtarake ndërkohë që marrëdhëniet me vendet perëndimore janë përkeqësuar pas aneksimit të Krimesë nga Moska në vitin 2014, ngjarje që shkaktoi shqetësimin e NATO-s dhe shteteve të Evropës Lindore.

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence filloi të dielën në Estoni një turne destinuar për të garantuar tre vendet baltike, në kufi me Rusinë, para së të vijojë të njëjtin mision në Gjeorgji dhe në Malin e Zi.