Parada e 90-vjetorit të ushtrisë kineze

Ushtria kineze në kuadër të festimeve të 90-vjetorit të krijimit të saj organizoi një paradë në bazë e stërvitjes “Zhurite”, që ndodhet në krahinën autonome të Mongolisë. Gjatë ceremonisë Kryetari i Shtetit të Kinës dhe Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, Xi Jinping përshëndeti njësitë pjesëmarrëse në paradë dhe mbajti nga tribuna edhe një fjalim.