Një i pushuar nga puna i ndërpret fjalimin Theresa May

Një burrë ka ndërprerë fjalimin e Kryeministres Theresa May dhe është përpjekur ti japë asaj një formular P45, një dokument qeveritar që përmban detajet për të liruar vendin e punës. Burri u dëgjua të thoshte “Boris, thuaju atyre që ti më the që ta bëj këtë veprim”, duke aluduar për ministrin e Punëve të Jashtmet ë Anglisë, Boris Johnson. Pas nxjerrjes së burrit jashtë sallës May e vazhdoi fjalimin me ovacione.