Një furgon përplas dhjetëra këmbësorë në Toronto të Kanadasë, ka viktima dhe të plagosur

Të paktën 10 persona kanë humbur jetë dhe 15 të tjerë janë plagosur të hënën në Toronto të Kanadasë si pasojë e përplasjes nga një furgon në qendër të qytetit. Meaghan Grey, zëdhënëse e policisë së qytetit më të madh në Kanada, ka bërë me dije se një sërë hetimet po vazhdojnë për këtë incident, i cili ndodhi në orën lokale 13.30, duke shtuar se është “ende herët” për të komentuar nëse ky rast është një sulm terrorist apo aksident rrugor.