Greva paralizon shërbimin hekurudhor në Gjermani

Dështimi i bisedimeve mes Sindikatës së Punëtorëve të Hekurudhës (EVG) dhe “Deutsche Bahn” (DB), që është operatori kryesor i hekurudhave në Gjermani i detyroi punëtorët të shkojnë të hënën në mëngjes në një grevë paralajmëruese 4-orëshe. Me miliona njerëz në mëngjes u dyndën drejt mjeteve të tjera të ndryshme të transportit për të shkuar në punë. Ra në sy një fluks i madh i qytetarëve në stacionet qendrore të trenave. Përmes një komunikate EVG ka paralajmëruar shumë greva të tjera para Krishtlindjeve në qoftë se nuk plotësohen kërkesat lidhur me rritjen e pagave.