Bota nuk shpëton nga fatkeqësitë

Pyjet e Francës dhe Portugalisë janë bërë shkrumb e hi, Gjermania po lufton me përmbytjet. Reshjet e dendura në pjesën veriore të vendit kanë nxjerrë lumenjtë nga shtrati. Shumë zona u përmbytën. Kurse Kroacia me Kinën janë prekur nga breshëri. Kokrrat e mëdha të breshrit kanë thyer xhamat e makinave. Për shkak të reshjeve të dendura që kanë marrë nën ndikim prej disa ditësh pjesën verilindore të Kinës uji i lumenjve rrjedh mbi ura. Qendrat e banuara kanë mbetur nën ujë.