Policia greke arreston 4 nga racistët që sulmuan Boutaris

Kryetari i Bashkisë së Selanikut, 75-vjeçari Yiannis Boutaris, i njohur me deklaratat e tij pozitive për themeluesin e Republikës së Turqisë, liderin e madh Mustafa Kemal Ataturk dhe për turqit në përgjithësi, është sulmuar nga një grup ekstremistësh grek gjatë një aktiviteti që u mbajtën në qytet me rastin e të ashtuquajturës “Dita Përkujtimore e Gjenocidit të Grekëve të Pontusit, 19 Maji”. Kryeministri grek Aleksis Cipras në reagimin e tij kishte thënë se sulmi ishte punë e “banditëve” radikalë të krahut të djathtë dhe se ata do të përballeshin me pasojat e asaj që kanë bërë. Katër të ndaluarit sot do të dalin para prokurorit. Boutaris është i njohur për qëndrimet e tij kundër radikalëve dhe fanatikëve grekë.