Sektori i energjisë eolike të Turqisë ka pritur 650 milionë dollarë investime në 2018-n

Shoqata Turke e Energjisë Eolike (TUREB) ka publikuar të martën raportin mbi statistikat e energjisë së erës në Turqi për vitin 2018.

Sektori i energjisë eolike të Turqisë ka pritur 650 milionë dollarë investime në 2018-n

Sipas raportit në fjalë, gjatë vitit të kaluar fuqia e instaluar e energjisë eolike të Turqisë ka shënuar një rritje me 497 MW, ndërkohë që ky sektor ka pritur 650 milionë dollarë investime .

Kështu, në krahasim me vitin 2017, kapaciteti i instaluar në sektorin e energjisë së erës në 2018-n ka regjistruar një rritje me 7,2 për qind duke arritur në gjithsej 7.369 MW.

Raporti përcjell gjithashtu një renditje të qyteteve turke për nga fuqia e instaluar e energjisë eolike, ku vendin e parë e zë Izmiri me 1.405 MW, i ndjekur nga Balikesiri me 1.123 MW dhe Manisa me 669 MW.



Lajme të ngjashme