Presidenti Erdogan takon homologun e tij iranian, Hasan Ruhani

Takimi i mbajtur në kuadër të samitit tresh të Soçit u zhvillua prapa dyerve të mbyllura.

Presidenti Erdogan takon homologun e tij iranian, Hasan Ruhani

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ndodhet në Soçi të Rusisë për të marrë pjesë në samitin e katërt trepalësh me temë Sirinë.

Erdoan fillimisht po zhvillon një takim kokë më kokë me Presidentin e Iranit, Hasan Ruhani.

Takimi që po zhvillohet në pallatin Sanatorium Rus po mbahet me dyer të mbyllura.

Presidenti Erdoan në Soçi do të takohet edhe me Presidentin e Federatës së Rusisë, Vladimir Putin.

Më pas do të marrë pjesë në samitin e katër trepalësh që organizohet me temë Sirinë.

Në samit do të bisedohet për përpjekjet e përbashkëta që po bëhen në terren dhe në procesin politik për gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme mosmarrëveshjes së Sirisë.

Pritet që Presidenti Erdoan gjatë kontakteve dypalëshe në kuadër të samitit me homologët e tij, krahas marrëdhënieve me Federatën e Rusisë dhe Iranin të bisedojë edhe për çështjet rajonale.

 


Lajme të ngjashme