Erdogan sot shkon në Soçi të bisedojë me Putin dhe Ruhani për Sirinë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) sot do të shkojë në qytetin Soçi të Rusisë për të marrë pjesë në takimin e 4-ët të Samitit Tresh për Sirinë.

Erdogan sot shkon në Soçi të bisedojë me Putin dhe Ruhani për Sirinë

Sipas komunikatës që ka lëshuar Qendra për Shtyp e Presidencës (turke) Presidenti Erdoan do të marrë pjesë në samitin për Sirinë, i cili do të mbahet në Soçi me pjesëmarrjen e Kryetarit të Federatës së Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidentit të Iranit, Hasan Ruhani.

Në fokus takimi do të ketë përpjekjet e përbashkëta që bëhen në terren dhe procesin politik për të siguruar që platforma e Astanës ti gjejë një zgjidhje të përhershme konfliktit sirian.

Kurse në takimet bilaterale që Presidenti Erdoan do të realizojë në kuadër të samitit me homologët pjesëmarrës pritet që krahas marrëdhënieve dypalëshe me Federatën e Rusisë dhe Iranin të diskutojë edhe për çështjet rajonale.

 


Lajme të ngjashme