Turqi – Bilanci 3-javor i antiterrorizmit, 56 terroristë të neutralizuar

Sipas informacionit që ka përcjellë Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare, në kuadër të operacioneve që janë realizuar tre javët e fundit brenda vendit dhe në veri të Irakut janë neutralizuar 56 terroristë.

Turqi – Bilanci 3-javor i antiterrorizmit, 56 terroristë të neutralizuar

Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare organizoi të martën në Ankara një mbledhje komunikimi me publikun.

Mbledhja u mbajt në ambientet e Ministrisë dhe informacionet në lidhje me antiterrorizmin i dha oficerja prezantuese e marinës majore Nadide Shebnem (Şebnem) Aktop.

Në këtë mbledhje informuese u tha se në operacionet që janë bërë gjatë tre javëve të fundit janë shkatërruar 78 pozicione zjarri (armësh), një numër i madh vendstrehimesh, shpella dhe depo, të cilat përdoreshin nga terroristët.

Gjithashtu në dy javët e fundit janë kapur edhe 6 terroristë, pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH, në përpjekje për t’u arratisur jashtë shtetit.

 


Lajme të ngjashme