Terroristët arratisen për shkak të frikës nga ushtria turke

Forcat e Armatosura të Turqisë po zhvillojnë operacione në zonën Hakurk në veri të Irakut.

Terroristët arratisen për shkak të frikës nga ushtria turke

Është përcaktuar se për shkak të operacioneve, që Forcat e Armatosura të Turqisë po zhvillojnë në zonën Hakurk në veri të Irakut, terroristët, të cilët ishin në përgatitje të sulmeve, u arratisën duke lënë prapa strehimoret, materiale të shumta që përdoreshin për prodhimin e mjeteve shpërthyese artizanale, si dhe një sasi të konsiderueshme municioni.

Sipas komunikatës së bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare forcat turke të sigurisë ndërmorën operacione në zonën Hakurk në veri të Irakut.

Në strehimoret e zbuluara janë gjetur afërsisht 400 copë fishek të mitralozit të rëndë, materiale mjekësore, kabllo për përgatitjen e mjeteve shpërthyese artizanale, 10 thasë me nitrat amoni, një mjet shpërthyes artizanal i gatshëm për përdorim, tre radiolidhje, bateri dhe karikues, 1 top fitilndezës dhe tel bakri.

Sipas të gjitha gjasave terroristët ishin në përgatitje të një sulmi me mjete shpërthyese artizanale, por u përcaktua që janë arratisur për shkak të operacioneve që forcat turke të sigurisë i zhvillojnë në këtë rajon duke i lënë gjësendet prapa.



Lajme të ngjashme