NATO – Akar-Apostolakis biseduan për çështjet dypalëshe

“Ministrat e Mbrojtjes të Turqisë dhe Greqisë kanë rënë dakord për krijimin e grupeve teknike të punës, të cilët do të punojnë mbi çështje dypalëshe, përfshirë edhe masat ndërtimin e besimit”, tha të mërkurën Ministria turke e Mbrojtjes.

NATO – Akar-Apostolakis biseduan për çështjet dypalëshe

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar u takua me ministrin e Mbrojtjes së Greqisë, Evangelos Apostolakis.

I ndodhur në Bruksel për të marrë pjesë në emër të Turqisë në takimin e ministrave të Mbrojtjes së NATO-s, Hulusi Akar po realizon edhe takime dypalëshe.

Sipas komunikatës së shkruar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në takimin Akar-Apostolakis është diskutuar për çështjet aktuale mes dy vendeve.

“Është rënë dakord që si dy vende fqinje dhe aleate të krijojnë grupe teknike pune, të cilat do të punojnë mbi këto çështje, përfshirë edhe masat ndërtimin e besimit, tha të mërkurën Ministria turke e Mbrojtjes.

Takimi Akar-Apostolakis vjen pas vizitës zyrtare që Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras bëri javën e shkuar në Turqi.

Pas takimit me Apostolakis, ministri Akar pati një takim edhe me ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi, Boskoviç.

Pastaj Akar zhvilloi një takim me Përfaqësuesin e Përhershëm të Turqisë në NATO, Basat Ëztyrk (Öztürk) dhe bëri një vizitë në Përfaqësinë Ushtarake Turke.

 


Lajme të ngjashme