Turqia me hapësirën më të madhe në Panairin Ndërkombëtar të Detarisë dhe Hapësirës në Malajzi

Turqia do të jetë në mesin e 31 shteteve pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Detarisë dhe Hapësirës (Lima 2019), aktivitet që do të organizohet gjatë muajit mars në Langkawi të Malajzisë.

Turqia me hapësirën më të madhe në Panairin Ndërkombëtar të Detarisë dhe Hapësirës në Malajzi

Siç ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes së Malajzisë, Mohamad Sabu, në panairin që do të organizohet nga data 26 deri më 30 mars në ishullin Langkawi, do të marrin pjesë 31 shtete, me në krye Turqinë, Kinën, Anglinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francën, Gjermaninë, Ukrainën, Rusinë dhe Australinë.

Duke tërhequr vëmendjen mbi rëndësinë e pjesëmarrjes së Turqisë në këtë panair, ministri Sabu ka thënë gjithashtu se presin që numri i vendeve pjesëmarrëse të rritet edhe më shumë gjatë ditëve në vijim.

“Gjithsej 12 shtete nga ato pjesëmarrëse do të ngrenë çadrat e tyre në panair. E njohur për industrinë e saj të mbrojtjes, Turqia do të ketë në dispozicion 730 m2 dhe kjo do të jetë çadra më e madhe e panairit”, është shprehur ai.

Sabu ka theksuar gjithashtu se industria e mbrojtjes do të zërë 60 për qind dhe tregtia 40 për qind të hapësirës së panairit, ku do të marrin pjesë në total 354 firma që ushtrojnë aktivitet në fushën e mbrojtjes dhe tregtisë.



Lajme të ngjashme