Ministri Akar në mbledhjen e NATO-s pritet të ketë takime me emra të rëndësishëm

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar planifikon të zhvillojë në takim me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Patrick Shanahan.

Ministri Akar në mbledhjen e NATO-s pritet të ketë takime me emra të rëndësishëm

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar planifikon të zhvillojë një takim me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Patrick Shanahan.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, Akar do të marrë pjesë në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes së NATO-s, që do të zhvillohet në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës.

Akar, i cili do të marrë pjesë në mbledhjen që do të zhvillohet më 13 shkurt në Shtabin e NATO-s, pritet të zhvillojë takime dypalëshe.

Ndër emrat që do të takohet Akar, parashikohet të jetë edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Patrick Shanahan.

Një tjetër emër që planifikohet të takohet Akar është Evangelos Apostolakis, Ministri i Mbrojtjes së Greqisë.

Ministri turk, i kishte dërguar homologut grek një letër urimi për detyrën e re dhe e kishte ftuar atë në Turqi.

Parashikohet që Akar të takohet me ministrat e mbrojtjes së disa vendeve ndër të cilët edhe ata të Italisë, Francës, Malit të Zi dhe Gjeorgjisë.

Ministri Akar, në kuadër të mbledhjes së ministrave të mbrojtjes së NATO-s, do të marrë pjesë edhe në seancat, ku do të shqyrtohet Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme me strukturën shkurajuese të mbrojtjes së aleancës.



Lajme të ngjashme