Erdogan: Turqia do ti shporrë të gjitha grupet terroriste

Presidenti Erdoan në fjalën që mbajti para qytetarëve në qytetin Kastamonu tha se u kanë dhënë dhe do të vazhdojnë t’u japin një mësim të mirë atyre që duan ta shtrëngojnë Turqinë me anë të terrorit.

Erdogan: Turqia do ti shporrë të gjitha grupet terroriste

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mbajti një fjalim para popullit të mbledhur në sheshin “Kuzeykent” të qytetit Kastamonu.

Duke iu referuar luftës kundër terrorizmit Erdoani tha se gjatë viteve të fundit vendi ka bërë një përpjekje të suksesshme përballë organizatës separatiste terroriste PKK, një organizate mashtruese e abuzuese si FETO si dhe kundër një organizate produkt projekti si DAESH-i.

“Qeverisja jonë 17-vjeçare ka kaluar duke qenë gjithmonë në luftë kundër këtyre grupeve. Pas çdo pengese që kapërcyem u përballëm me pengesa të reja. Këta nuk e lanë asnjëherë rehat vendin dhe popullin tonë. Sa herë që tentuan të na shtrëngojnë, ne u bashkuam edhe më fortë me njëri-tjetrin, u bëmë edhe më të fortë si shtet”,- theksoi Erdoan.

Me masat që kemi marrë,- e vijoi fjalimin e tij Presidenti Erdoan,- ne u kemi dhënë një mësim të mirë atyre që përpiqen ta shtrëngojnë Turqinë nëpërmjet kursit të këmbimit dhe interesave (bankare).

Presidenti Erdoan paralajmëroi se shteti do të vazhdojë ti marrë masat e duhura në ekonomi.

"Hesapet (e të huajve) për Turqinë nuk kanë ndryshuar, ato që kanë qenë dje, ato janë edhe sot. Sepse turku është po ai turk, kështu që edhe hasmit e tij janë po ata që kanë qenë”, shtoi ai.

Duke theksuar se ata po e ndriçojnë të ardhmen e Turqisë duke i prishur skenarët (e huaj), Presidenti Erdoan tha: “Kjo është arsyeja përse janë armiqësuar me ne. Sepse ne jemi të bashkuar me popullin tonë; sepse ne e kemi rimëkëmbur e forcuar shtetin tonë; sepse nuk kemi heshtur ndaj mizorëve; sepse padrejtësitë ua kemi thënë me zë të lartë në fytyrë. Ata janë armiqësuar me ne për faktin që kemi forcuar ekonominë tonë; kemi ndriçuar të ardhmen tonë duke ua prishur planet. Këto armiqësi, me të cilat përballemi, ne i shohim si një dokument shfajësimi para drejtësisë dhe popullit”.

 


Lajme të ngjashme