Ushtria turke neutralizoi 2 terroristë në veri të Irakut

Sipas një njoftimi të ushtrisë turke, në operacionin e realizuar në veri të Irakut janë neutralizuar 2 terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Ushtria turke neutralizoi 2 terroristë në veri të Irakut

Operacioni u krye në zonën Hakurk (veriu i Irakut) dhe forcat e sigurisë patën kontakt të afërt me terroristët.

Në përleshjet me armë u neutralizuan 2 terroristë.

Njësitë pjesëmarrëse në operacion kontrolluan edhe terrenin, ku gjetën dhe sekuestruan 2 armë automatike (kallashnikov) bashkë me 5 karikatorë të mbushur me fishekë, tytë dhe fishekë për mitralozin e rëndë të tipit “Doçka”, mortajë me kalibër 82 mm, armë gjahu, dylbi për snajper, 2 granata dore, 9 sisteme eksplozivi të telekomanduara në distancë.

 


Lajme të ngjashme