Turizmi në Turqi – Pamukalaja

Travertinat madhështore në ngjyrë të bardhë të Pamakulasë, të cilat formohen nga ujërat gëlqerore që burojnë nga fundi jugor i malit Çal, ofrojnë një bukuri përrallore për vizitorët.

Pamukkale.jpg
Yamaç paraşütü-Pamukkale.jpeg
pamukkale棉花堡
Denizli_HierapolisAmfiTeather.jpg
hierapolis

Turizmi në Turqi – Pamukalaja

Pamukalalaja (Pamukkale – Kështjella e Pambuktë) është një prej krahinave të pasura me bukuri natyrore të Turqisë. Së bashku me qytetin antik Hierapolis, ajo është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s që në vitin 1988 dhe pranohet njëkohësisht qoftë si trashëgimi kulturore, qoftë si trashëgimi natyrore.

Pamukalaja ndodhet në pjesën perëndimore të Turqisë, brenda kufijve administrativë të provincës Denizli, në zonën gjeografike të Egjeut. Travertinat madhështore në ngjyrë të bardhë, të cilat formohen nga ujërat gëlqerorë që burojnë nga fundi jugor i malit Çal, ofrojnë një bukuri përrallore për vizitorët.

Travertinat në Pamukala janë 2.700 m të gjata dhe 160 m të larta. Këto përmasa madhore dhe e bardha e shkëlqyeshme e tyre i bën ato që të duken nga kilometra të tëra larg.

Ky vend tërheqës që ndodhet vetëm 2 km nga qendra e qytetit Denizli, shquhet gjithashtu për ujërat terapeutikë (me veti kuruese) që besohet se ndihmojnë në shërimin e shumë sëmundjeve të ndryshme. Atje gjenden 5 burime të ndryshme ujërash termalë me temperaturë konstante 35-36 °C.

Qyteti i lashtë Hierapolis, i cili gjendet në këtë zonë, është një prej qendrave më mbresëlënëse që kanë mbërritur deri në të sotmennga antikiteti i vonë i periudhës helenistike dhe i krishterimit të hershëm.

Ky qytet antik i rëndësishëm mendohet të jetë themeluar në shekullin e 2-të para erës sonë nga Mbreti Eumeni II i Pergamit; ndërsa emrin besohet ta ketë marrë nga Hiera, bashkëshorte e Telefit, një prej djemve të Herkulit dhe themelues i Pergamit. Hierapolisi ka luajtur një rol me peshë madhore në përhapjen e krishterimit. Aty është martirizuar edhe Shën-Filipi, një prej 12 apostujve të Jesu Krishtit (Profeti Isa). Kjo është edhe arsyeja përse në shekullin e 4-t Hierapolisi qe shpallur qendër fetare në kujtim të tij. Administrimi i qytetit i ka kaluar më pas Perandorisë së Romës Lindore dhe është transformuar në peshkopatë.

Sipas burimeve antike, Hierapolisi ka qenë një qytet i famshëm për përpunimin e metaleve dhe gurëve, por edhe për endjen e pëlhurave.

Nëse vizitoni Pamukalanë me bukuri natyrore unike dhe Hierapolisin antik, mos bëni gabim të ktheheni pa u zhytur në ujërat termalë me veti kuruese të zonës, pa kundruar perëndimin e Diellit nga travertinat me bardhësi akullnajore, si dhe pa shëtitur shpellat e ujëvarat që ndodhen shumë afër tyre.

Gjithashtu ju sugjerojmë të blini nga punëdoret e famshme të Denizlisë, por edhe të shijoni piten e qebapin tradicional të zonës.

Mirupjekshim në destinacionin e radhës!

Shqipëroi: Hilmi Velagoshti - Gazetar në Departamentin e Transmetimeve të Jashtme, TRT, Ankara



Lajme të ngjashme