Ankara – Soylu: Turqia po përgatit një operacion të madh kundër FETO-s

Ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu, njoftoi të dielën se Turqia po përgatitet për një operacion të madh kundër organizatës terroriste gylensite (FETO), grupi pas tentativës vdekjeprurëse për grusht shteti në vitin 2016.

Ankara – Soylu: Turqia po përgatit një operacion të madh kundër FETO-s

“Ne jemi duke u përgatitur për një operacion tjetër në shkallë të gjerë kundër FETO-s. Ne do të bëjmë ç’të nevojitet dhe do t’i zhdukim ata nga ky vend”, deklaroi Soylu gjatë një takimi në Ankara me të zgjedhurit lokalë dhe përfaqësuesit e OJQ-ve.

Më 15 Korrik 2016, FETO-ja dhe udhëheqësi i saj rezident në Shtetet e Bashkuara të Amerikë, Fetullah Gulen, orkestruan një grusht shteti të dështuar, por që martirizoi 251 persona dhe plagosi rreth 2.200 të tjerë.

Përveçse për grushtshtetin e dështuar të 2016-s në Turqi, Ankaraja e akuzon FETO-n edhe për zbatimin e një fushate të gjatë për të përmbysur qeverinë përmes infiltrimit në institucionet shtetërore më kyçe të vendit, sidomos në ushtri, polici dhe gjyqësor.



Lajme të ngjashme