Turkish Cargo realizon fluturimet e para brenda dhe jashtë vendit nga aeroporti “Stambolli”

Nënmarka e Linjave Ajrore Turke (THY), Turkish Cargo (transportuesi i mallrave) duke mbartur mbi të flamurin turk ka përfunduar dërgesat e veta të brendshme dhe ndërkombëtare në Ankara dhe Republikën Turke të Qipros së Veriut, nga Aeroporti "Stambolli".

turkish cargo turk bayragi1.jpg

Nënmarka e Linjave Ajrore Turke (THY), Turkish Cargo (transportuesi i mallrave) duke mbartur mbi të flamurin turk ka përfunduar dërgesat e veta të brendshme dhe ndërkombëtare në Ankara dhe Republikën Turke të Qipros së Veriut, nga Aeroporti i sapo hapur i Stambollit.

Në llogarinë e “Turkish Cargo” në median sociale u bë një deklaratë në lidhje me këtë zhvillim.

“Në transportin që hyri në histori fluturuam me krenari me flamurin tonë të lavdishëm drejt Ankarasë dhe Republikës Turke të Qipros së Veriu. Në të njëjtën datë, duke realizuar edhe transportet tona të para tregtare, filluan veprimet operacionale në shtëpinë tonë të re (Aeroporti Stambolli)” bën të ditur kompania në deklaratë.

Gjithashtu në postim bëhet e ditur se Turqia me një kapacitet transporti mallrash prej 6 milionë tonë do të bëhet një qendër logjistike e botës.

“Si marka me rritjen më të shpejtë në transportin ajror, me një performancë efektive në sektorin global të këtij transporti, duke prodhuar zgjidhje të veçanta dhe praktike ndaj kërkesave logjistike në rritje sipas investimeve dhe skuadriljes në zhvillim, jemi duke ecur me hapa të sigurta drejt objektivit tonë për vitin 2023 (100-vjetori i pavarësisë)” shkruhet në deklaratën e “Turkish Cargo”.  



Lajme të ngjashme