Akar: Shteti turk në mobilizim për sektorin e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se shteti turk ka filluar një mobilizim të madh në rritje në sektorin e industrisë së mbrojtjes.

Akar: Shteti turk në mobilizim për sektorin e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se shteti turk ka filluar një mobilizim të madh në rritje në sektorin e industrisë së mbrojtjes.

Akar, në ceremoninë e Zbritjes së Anijes së Testimit dhe Trajnimit (A-591) Ufuk në Kantierin e Tuzlas në Stamboll, ku mori pjesë edhe Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se është hedhur edhe një hap tjetër i rëndësishëm vendor dhe kombëtar në fushën e mbrojtjes.

Në fjalimin e tij Akar tha: “Shteti ynë ka filluar një mobilizim të madh në rritje mbi vlerat dhe interesat kombëtare në fushën e industrisë së mbrojtjes. Tashmë është mësuar se nuk mund të mbushet ujë me shoshë dhe shyqyr që i është dhënë fund këtij mentaliteti. Me këtë qasje, një vend që në vitin 1974 ishte përballur me embargon e armëve, sot është në gjendje të eksportojë anije, mjete ajrore pa pilot dhe helikopterë”.

Akar tha se numri i projekteve në fushën e mbrojtjes që në vitin 2002 ishin rreth 60, sot janë dhjetëfishuar dhe kanë arritur në rreth 650.  

Ai shprehu kënaqësinë që kompanitë e industrisë vendore të mbrojtjes mund të konkurrojnë me kompanitë më të mira në botë dhe ndër 100 firmat më të mëdha të industrisë së mbrojtjes në botë, bëjnë pjesë 4 kompani turke”.   

 

 

Fjalët Kyçe: kantier detar , Tuzla , Ufuk , Hulusi Akar

Lajme të ngjashme