Erdogan: Na vëjnë kurthe sepse tremben nga progresi i Turqisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se "para Turqisë janë vendosur kurthe sa herë që është bërë progres dhe sa herë që ajo është nisur drejt objektivave të mëdha".

Erdogan: Na vëjnë kurthe sepse tremben nga progresi i Turqisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se "para Turqisë janë vendosur kurthe sa herë që është bërë progres dhe sa herë që ajo është nisur drejt objektivave të mëdha".

Erdogani foli për zhvillimin dhe investimet që kanë kryer në qytetin Samsun gjatë një ceremonie në këtë qytet duke përmendur 34 objektet për shëndetësi, projektet e ndërtimeve të banesave për personat në nevojë, si dhe për rrugët dhe hekurudhën.

Duke vënë theksin se Turqia, prej 16 vitesh, po përjeton periudhën e progresit dhe se vazhdon rrugën e saj në drejtim të duhur, Erdogan tha se, "Por sërish vendosin kurthe në rrugën tonë. Kaloni para syve tuaj ngjarjet e përjetuara në 5-6 vitet e fundit. Cila prej tyre mund të jetë puna e mendjeve që mendojnë për interesat e këtij vendi dhe kombi? Mendoni pak me ngjarjet Gezi, mos vallë dëshironin ta bënin këtë vend më mjedisor... jo kurrë".

"Po ashtu edhe në tentativën e grusht shtetit polici-gjyqësor të 17/25 dhjetorit. Mos vallë do ta bënin drejtësinë tonë më të drejtë... jo kurrë. Edhe me mbështetjen e dhënë ndaj sulmeve të PKK-së dhe FETO-s nuk po përpiqeshin që të forconin demokracinë e vendit tonë", shtoi presidenti Erdogan, duke vënë theksin se qëllimi i të gjitha këtyre përpjekjeve ka qenë për të ndërprerë progresin e Turqisë dhe për ta futur atë sërish në turbulencë. (AA)



Lajme të ngjashme