Njësitë ushtarake turke në Afrin i kundërpërgjigjen zjarrit provokues të terroristëve

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë bëri të ditur se Forcat e Armatosura Turke me detyrë në rajonin Afrin të Sirisë i dhanë përgjigjen e duhur zjarrit provokues të terroristëve të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG.

Njësitë ushtarake turke në Afrin i kundërpërgjigjen zjarrit provokues të terroristëve

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë bëri të ditur se Forcat e Armatosura Turke me detyrë në rajonin Afrin të Sirisë i dhanë përgjigjen e duhur zjarrit provokues të terroristëve të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG, që erdhi nga rajoni Tel Rifat.

Në deklaratën e bërë nga llogaria e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare në rrjetin social Twitter, shkruhej: “Zjarri provokues i terroristëve të PKK/YPG-së i ardhur nga Tel Rifati ndaj njësive ushtarake turke në rajonin Afrin ka marrë kundërpërgjigjen e duhur nga njësitë mbështetëse të zjarrit, që gjendeshin në këtë rajon”.  

 


Lajme të ngjashme