Institucionet urëlidhëse të Turqisë – Aktivitetet e TIKA-s (Pjesa 2.)

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, një prej hallkave të qytetërimit të vakëfeve, demonstron në mënyrë konkrete qëndrimin e ndërgjegjshëm dhe humanitar të Turqisë duke çuar ndihma në zonat më të thella dhe vendbanimet më të largëta të botës.

Institucionet urëlidhëse të Turqisë – Aktivitetet e TIKA-s (Pjesa 2.)

Aktivitetet e TIKA-s (Pjesa 2.)

Prej tashmë dy javësh, në rubrikën tonë “Institucionet urëlidhëse të Turqisë” jemi përpjekur t’ju japim disa informacione rreth Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Sot do vazhdojmë t’ju përcjellim të dhëna të tjera për aktivitetet e TIKA-s.

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, e cila deri më sot ka konkretizuar gati 4.250 projekte në fushën e arsimit duke përfshirë këtu edhe trajnime profesionale, në 5 vitet e fundit ka ndërtuar dhe rinovuar mbi 1.000 shkolla e objekte arsimore në Kolumbi, Palestinë, Niger, Maqedoni, Shqipëri, Afganistan dhe shumë vende të tjera.

TIKA prodhon projekte të qëndrueshme në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë për të mbështetur reduktimin e varfërisë, zhvillimin rural, punësimin e grave, sigurinë ushqimore dhe kontributin në aktivitetet për rritjen e të ardhurave për të varfrit. Me synimin për të marrë masa ndaj thatësirës në kontinentin afrikan dhe për tësiguruar që vendet afrikane të përdorin pasurinë e tyre për popullin e tyre, shkolla bujqësore e themeluar (nga TIKA) në Mogadisho, kryeqytet i Somalisë, tani është bërë një fakultet që do të prezantojë dhe promovojë teknikat bashkëkohore bujqësore në rajon. TIKA, e cila realizon projekte afatgjata për zhvillimin e bujqësisë në shumë vende të Ballkanit, ndihmon familjet e varfra dhe prodhuesit e vegjël që të rrisin ndjeshëm të ardhurat e tyre.

Një hapësirë tjetër me prioritet e aktiviteteve të TIKA-s është krijimi i komplekseve moderne të prodhimit të mbështetura me trajnime profesionale në fusha të ndryshme. Fabrika e Prodhimit të Vajit të Ullirit në Abasan, themeluar nga TIKA në Gazë, ka qenë një projekt shembullor në aspektin e kontributit në punësimin dhe ekonominë e asaj zone. Deri në vitin 2017, 3.100 fermerë palestinezë të Gazës kanë marrë shërbime nga kjo sipërmarrje. Në vitin 2016, në këtë fabrikë janë prodhuar gati 5.000 tonë vaj ulliri dhe Bashkia Abasan ka fituar rreth 100 dollarë për ton.

Një qasje e re: Tipi Turk i Modelit të Ndihmës Zhvillimore

Me Tipin Turk të Modelit të Ndihmës Zhvillimore, TIKA paraqet një qasje të re ndërmjet agjencive të ngjashme të ndihmës për zhvillim:

  • Pa kushte
  • Me sinqeritet
  • Me transparencë
  • Me fokus njeriun
  • Me përgjegjësi të ndërsjellë
  • Me nxënie reciproke
  • Me orientim nga kërkesa
  • Me fokus zgjidhjen

Shqipëroi: Hilmi Velagoshti - Gazetar në Departamentin e Transmetimeve të Jashtme, TRT, Ankara



Lajme të ngjashme