Erdogan: Sulmi në Menbixh mund të ketë si qëllim anulimin e tërheqjes amerikane nga Siria

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të mërkurën se ka informacione, sipas të cilave 20 persona, mes të cilëve 5 ushtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë gjetur vdekjen në sulmin e organizuar në Menbixh të Sirisë.

Erdogan: Sulmi në Menbixh mund të ketë si qëllim anulimin e tërheqjes amerikane nga Siria

Në konferencë të përbashkët shtypi me Presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila po qëndron në Ankara për një vizitë zyrtare, kreu i shtetit turk vuri në pah se sulmi në Menbixh mund të ketë si qëllim të influencojë vendimin e SHBA-së për t'u tërhequr nga Siria.

“E kam parë vendosmërinë e Presidentit Donald Trump për t'u tërhequr (nga Siria)”, tha Erdogani duke shprehur besimin se nuk do të ketë regres (në tërheqje) karshi këtij akti terrorist të fundit.

Përkundrazi – vijoi ai – kjo do të nënkuptonte një fitore të organizatës terroriste DAESH.

“Ne do të vazhdojmë mësymjen mbi organizatën terroriste DAESH. Sepse ne do ta likuidojmë DAESH-in në ato territore”, theksoi mes të tjerash Presidenti Erdogan.



Lajme të ngjashme