Forcat turke neutralizojnë 2 terroristë të PKK-së

Forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar dy terroristë të PKK-së në një operacion antiterror në juglindje të vendit, njoftoi të shtunën zyra e Prefektit të Diyarbakir-it.

Forcat turke neutralizojnë 2 terroristë të PKK-së

Forcat e Armatosura Turke (TSK) vazhdojnë operacionet brenda dhe jashtë vendit kundër organizatës separatiste terroriste PKK.

Në operacionin e kryer kundër PKK-së në nënprefekturën Koxhakëj (Kocaköy) të prefekturës së Dijarbakërit (Diyarbakır) janë neutralizuar 2 terroristë.

Sipas njoftimit të Prefekturës në përleshjen me armë me forcat e sigurisë terroristët u neutralizuan bashkë me 2 pistoleta me kalibër 9mm, 3 karikatorë për pistoleta, 76 fishekë, 4 granata dore dhe shumë dokumente të organizatës, që ata mbanin me vete.

Kurse në operacionet ajrore që janë bërë në veri të Irakut janë asgjësuar pozicione zjarri, strehime, bunkerë dhe depo municioni në përdorim nga organizata terroriste separatiste, njofton Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në një komunikatë të shkruar, që ka publikuar për operacionet ajrore në rajonet Zap dhe Avashin-Besyan në veri të Irakut.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja, e njohur si organizatë terroriste nga Turqia, ShBA-ja dhe BE-ja, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Kurse YPG është dega e saj siriane.

 


Lajme të ngjashme