Çavusoglu-Pompeo biseduan në telefon për Sirinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SBA), Mike Pompeo me theks të veçantë Sirinë.

Çavusoglu-Pompeo biseduan në telefon për Sirinë

Sipas informacionit të marrë nga burimet diplomatike, Çavushollu ka realizuar një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Në bisedë janë vlerësuar zhvillimet e fundit në Siri, sipas të njëjtave burime.

Në një intervistë për televizionin shtetëror të Egjiptit, Pompeo kishte thënë se edhe ditën e enjte ai kishte pasur një bisedë telefonike me Çavushollunë, ndërsa kishte shtuar se me Turqinë do ta gjenin gjuhën e përbashkët mbi detajet e zbatimit të vendimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për tërheqjen nga Siria.



Lajme të ngjashme