Avionët turq neutralizuan 5 terroristë në veri të Irakut

Pesë terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK u neutralizuan në operacionin ajror të realizuar gjatë natës nga Forcat e Armatosura Turke (FAT) në veri të Irakut, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të premten herët.

Avionët turq neutralizuan 5 terroristë në veri të Irakut

Në rajonin Hakurk në veri të Irakut natën e kaluar është kryer një operacion ajror, shkruan Ministria në llogarinë e saj në Twitter.

Avionët turq në këtë operacion shkatërruan shpella dhe vendstrehime që përdoreshin si strehimore nga terroristët.

Në operacion u neutralizuan gjithashtu edhe 5 terroristë separatistë, në përgatitje për të sulmuar trupat turke në kufi.

Sulmet ajrore në këtë rajon në përgjithësi synojnë terroristët e PKK-së.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja, e njohur si organizatë terroriste nga Turqia, ShBA-ja dhe BE-ja, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

 


Lajme të ngjashme