Ambasadori turk, Mehmet Paçaci emërohet përfaqësues i posaçëm i OSBE-së

Turqia përshëndet emërimin e ambasadorit Mehmet Paçaci si përfaqësuesi i posaçëm i OSBE-së në luftën kundër Intolerancës dhe Diskriminimit Kundër Myslimanëve.

Ambasadori turk, Mehmet Paçaci emërohet përfaqësues i posaçëm i OSBE-së

Turqia përshëndeti emërimin e ambasadorit, Mehmet Paçaxhë (Mehmet Paçacı) në detyrën e Përfaqësuesit të Posaçëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në luftën kundër Intolerancës dhe Diskriminimit Kundër Myslimanëve.

Në komunikatën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se Sllovakia, e cila mori përsipër kryesimin e radhës në OSBE për periudhën e vitit 2019, ka emëruar ambasadorin, Mehmet Paçaxhë në detyrën e Përfaqësuesit të Posaçëm të OSBE-së në luftën kundër Intolerancës dhe Diskriminimit Kundër Myslimanëve.

“Ambasadori Mehmet Paçaxhë do të marrë përsipër këtë detyrë nga Prof. Dr. Bylent Shenaj (Bülent Şenay), i cili mbajti pozitën e Përfaqësuesit të Posaçëm gjatë tri mandateve”, bëhet e ditur në komunikatë, ndërsa theksohet se Turqia po kontribuon në mënyrë efektive në aktivitetet politiko-ushtarake, ekonomike-mjedisore dhe dimensionet humanitare të OSBE-së, e cila është organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë me 57 shtete pjesëmarrëse.

Në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Jashtme e Turqisë në mes tjerash thuhet: “Turqia i kushton rëndësi të veçantë përpjekjeve të organizatave ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në, për parandalimin e tendencave në rritje në kontekstin e sfidave aktuale si intoleranca, ksenofobia, racizmi dhe islamofobia, që dalin nga paqëndrueshmëria rajonale, rrjedhat e migrimit të parregullt dhe kërcënimet e rritura terroriste. Në kuadër të përpjekjeve tona për të luftuar intolerancën dhe diskriminimin ndaj myslimanëve, ne mirëpresim emërimin e ambasadorit Mehmet Paçaxhë nga kryesia e radhës e OSBE-së.



Lajme të ngjashme