Turqi – Më shumë se 107 miliardë dollarë eksporte bujqësore në 5 vite

Shuma totale e eksporteve që ka bërë sektori i bujqësisë në 5 vitet e fundit ka arritur në 107 miliardë e 320 milionë dollarë, falë edhe stimujve dhe lehtësirave të shumta.

Turqi – Më shumë se 107 miliardë dollarë eksporte bujqësore në 5 vite

Stimujt gjithëpërfshirës dhe lehtësitë e shumta që janë siguruar për bujqësinë janë pasqyruar edhe në shifrat e eksportit. Shuma totale e eksporteve që ka bërë sektori në 5 vitet e fundit ka arritur në 107 miliardë e 320 milionë dollarë.

Eksportet bujqësore të Turqisë vitin e kaluar u rritën me 6,6% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Vitin e kaluar, vëllimi më i lartë i eksportit në sektorin bujqësor u realizua në Irak, 3 miliardë e 634 milionë e 464 mijë dollarë. Iraku u ndoq nga Gjermania me 1 miliard e 525 milionë e 941 mijë dollarë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me 1 miliard e 5 milionë e 459 mijë dollarë.

Në 5 vitet e fundit eksportet e produkteve bimore kanë arritur në 74 miliardë e 415 milionë e 67 mijë dollarë. Në të njëjtën periudhë, eksportet e produkteve shtazore kanë arritur në 10 miliardë e 752 milionë e 50 mijë dollarë dhe eksportet e produkteve pyjore drusore dhe jo-drusore arritën në 22 miliardë e 153 milionë e 319 mijë dollarë.

Po ta analizojmë këtë periudhë në bazën e nënsektorëve, eksporti më i lartë është realizuar në drithëra, bishtajore, fara vajëse dhe produktet e tyre me 6 miliardë e 688 milionë e 863 mijë dollarë. Pastaj vijnë eksportet e mobilieve, letrës, kartonit dhe produkteve pyjore me 5 miliardë e 14 milionë e 613 mijë dollarë dhe produktet ujore dhe shtazore me 2 miliardë e 513 milionë e 893 mijë dollarë.

 


Lajme të ngjashme