Erdogan: Kultura dhe arti, një çështje e rëndësishme mbijetese

Presidenti Erdoan në fjalën që mbajti në ceremoninë e shpërndarjes së Çmimeve Speciale të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për vitin 2018”, tha se kultura dhe arti janë një çështje e rëndësishme mbijetese.

Erdogan: Kultura dhe arti, një çështje e rëndësishme mbijetese

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) të enjten mori pjesë në ceremoninë e organizuar në Kompleksin Presidencial (në Beştepe) për ndarjen e “Çmimeve Speciale të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për Vitin 2018".

Tani dihen edhe fituesit e këtij viti për çmimet e mëdha që jepen çdo vit nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit nga 1979 dhe që nga viti 2016 njihen me emrin “Çmimet e Veçanta të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit”.

Çmimet speciale për vitin 2018 Ministria i dha për grupin muzikor nga Uskudari (Stamboll) “Emin Ongan” (Emin Ongan Üsküdar Musiki Cemiyeti) dhe “Qendra e Arkivit dhe Hulumtimeve dhe Muzeu Ara Güler” (AGAVAM) [Ara Güler Arşiv ve Araştırma Merkezi (AGAVAM) Ara Güler Müzesi] një qendër e krijuar me mbështetjen e grupit të kompanive turke “Doğuş”.

Në fjalën e tij, Erdoani tha se ai e konsideron çështjen e kulturës dhe artit si një çështje mbijetese, po aq të rëndësishme sa lufta kundër terrorizmit, politika e jashtme dhe shërbimet bazë.

"Shpresojmë që në epokën e re ti ngremë kulturën, artin, arkitekturën, urbanizmin në nivelin që meriton vendi ynë", tha ai.

Bordi i Politikave të Kulturës dhe Artit, i themeluar në kuadër të Presidencës,- vijoi Erdoan,- do të kontribuojë në ndërtimin e politikave në këtë fushë si dhe do të ndjekë punimet e bëra.

 


Lajme të ngjashme