MPB turke: 294 mijë e 480 sirianë janë kthyer në vendin e tyre gjatë vitit 2018

Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë njoftoi se 294 mijë e 480 sirianë janë kthyer në vendin e tyre gjatë vitit 2018.

MPB turke: 294 mijë e 480 sirianë janë kthyer në vendin e tyre gjatë vitit 2018

Plot 294 mijë e 480 sirianë janë kthyer në vendin e tyre gjatë vitit të kaluar.

Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë informoi publikuar në lidhje me aktivitetet e vitit 2018 përmes llogarive të saj zyrtare në median sociale.

Siç bën të ditur MPB turke, vitin e kaluar janë pajisur me leje qëndrimi  853 mijë e 274 qytetarë të huaj, janë kapur 268 mijë e 3 emigrantë të parregullt, janë deportuar 55 mijë 894 klandestinë, janë ndaluar 6 mijë e 278 trafikantë të qenieve njerëzore, ndërsa 90 emigrantë të parregullt kanë humbur jetën në tentativë për të hyrë ilegalisht me rrugë detare në Turqi apo në ndonjë shtet anëtar të Bashkimit Evropian.

Ministria njoftoi gjithashtu se 294 mijë e 480 sirianë janë kthyer në vendin e tyre gjatë vitit 2018.



Lajme të ngjashme