Turqi - Rekord në eksportin e sektorit të mbrojtjes dhe aviacionit

Kryetari i Industrisë së Mbrojtjes, Ismail Demir tha se eksporti u rrit me 17% duke arritur në 2 miliardë e 35 milionë dollarë.

Turqi - Rekord në eksportin e sektorit të mbrojtjes dhe aviacionit

Turqia thyen rekord në eksportin e sektorit të mbrojtjes dhe aviacionit.

Deklaratën në lidhje me këtë e bëri Kryetari i Industrisë së Mbrojtjes, Ismail Demir.

Në deklaratën e bërë nëpërmjet medias sociale Demir bëri të ditur se eksporti u rrit me 17% duke arritur në 2 miliardë e 35 milionë dollarë.

Ai tha se ky është një rekord i ri dhe përgëzoi sektorin që siguroi arritjen e këtij suksesi.

“Shpresojmë që edhe gjatë vitit 2019 dhe vitet në vijim, me përpjekjet e të gjithë përfaqësuesve të sektorit të rritet shumëfish eksporti në fushën e mbrojtjes dhe atë të aviacionit” tha Kryetari i Industrisë së Mbrojtjes, Ismail Demir.

 


Lajme të ngjashme