Ushtria turke shkatërron shpellat ku strehohen terroristët

Operacionet, që zbatohen në kuadër të luftës kundër terroristëve për të vendosur sigurinë dhe qetësinë për banorët që jetojnë në rajon, vazhdojnë me durim dhe vendosmëri.

Ushtria turke shkatërron shpellat ku strehohen terroristët

Në operacionin kundër organizatës separatiste terroriste PKK në Dijarbakër (Diyarbakır) të Turqisë, ndërkohë që u shkatërruan vendet që përdoreshin nga terroristët për strehim, u sekuestruan edhe 4 bomba artizanale, bomba dore, dhe 60 kg. nitrat amoniaku (që përdoret në prodhimin e bombave artizanale).

Në operacionin e forcave turke të sigurisë u përcaktuan dhe u shkatërruan (u bënë të papërdorshme) 5 vendstrehime dimërore, 5 shpella natyrore, njëra prej tyre me 15 pjesë dhe 2 strofka shkëmbore natyrore ku mund të strehoheshin 10 vetë në secilën prej tyre.

Operacionet, që zbatohen në kuadër të luftës kundër terroristëve për të vendosur sigurinë dhe qetësinë për banorët që jetojnë në rajon, vazhdojnë me durim dhe vendosmëri.

 


Lajme të ngjashme