Biseda telefonike Erdogan-Trump, në fokus shqetësimet legjitime të Turqisë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Në bisedën kritike u shqyrtua kriza e Sirisë.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencës, ndërmjet Presidentit Erdoan dhe Presidentit Trump në mbrëmje u zhvillua një bisedë telefonike.

Gjatë bisedës telefonike krahas çështjeve dypalëshe u diskutuan çështjet e sigurisë dhe luftës kundër terrorit duke filluar me zhvillimet e fundit në Siri.

Presidenti Erdoğan i përcolli Trumpit shqetësimet legjitime të Turqisë që burojnë nga organizata separatiste terroriste PKK/PYD/YPG.

Dy liderët ranë dakord për një koordinim më efektiv në lidhje me Sirinë.

Erdoan, në deklaratën e bërë një dite më parë, dha sinjalin për një operacion në linje të Lumit Eufrat.

Turqia është e shqetësuar nga ekzistenca e elementëve terroristë në rajon dhe mbështetja që ata gjejnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme të ngjashme