Yildirim: Turqia zhvillon marrëdhëniet me Kinën, partnerja më e madhe tregtare në Lindjen e Largët

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se marrëdhëniet me Kinën janë duke u zhvilluar edhe më shumë nga viti në vit.

Yildirim: Turqia zhvillon marrëdhëniet me Kinën, partnerja më e madhe tregtare në Lindjen e Largët

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se marrëdhëniet me Kinën janë duke u zhvilluar edhe më shumë nga viti në vit.

Ai bëri të ditur se Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Kryetari i Shtetit të Kinës, Xi Jinping u takuan gjatë Samitit të G20, që u zhvillua në Argjentinë dhe morën vendime të rëndësishme në këtë takim.

Në kuadër të takimeve në Kinë, Kryeparlamentari Jëlldërëm vizitoi qytetin Shian të rajonit Shaanshi dhe priti në takim Kryetarin e Komitetit të Përhershëm të Kongresit Kombëtar Popullor të Rajonit Shaanshi, Hu Hiping.

Ai tha se Kina dhe Turqia janë dy vende të rëndësishme, që zënë vend në skajin lindor dhe perëndimor të Azisë dhe bëri të ditur se edhe pse janë larg njëra tjetrës, janë dy vende që zotërojnë një histori të thellë.

Duke bërë të ditur se Presidenti Erdoan dhe Kryetari i Shtetit të Kinës, Xi Jinping u takuan gjatë Samitit të G20 në Argjentinë, ku morën vendime të rëndësishme, Jëlldërëm ndër të tjera shtoi: “Marrëdhëniet me Kinën janë duke u zhvilluar çdo vit e më shumë”.

“Ne dëshirojmë të vazhdojmë bashkëpunimin Kinë-Turqi për të pajisur përsëri me linja hekurudhore itinerarin e Rrugës Historike të Mëndafshit, që me projektin “Një Brez, një Rrugë”, ka si objektivë të gjallërojë përsëri këtë rrugë historike” tha Jëlldërëm duke shtuar se Kina është partnerja më e madhe tregtare e Turqisë në Lindjen e Largët dhe për këtë arsye dëshirojnë të rrisin vëllimin tregtar dypalësh.   

Ndërkaq, duke tërhequr vëmendjen se në kuadër të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe mund të gjallërohet edhe turizmi, kryeparlamentari turk tha: “Mund të fillojnë fluturimet ndërmjet Shianit dhe Stambollit. Linjat Ajrore Turke janë të gatshme të fillojnë fluturime këtu”.

Më pas Jëlldërëm vizitoi xhaminë e madhe 13-shekullore të Shian-it (Huacüeşiang Çingcındası), muzeun ku gjenden Ushtarët prej Balte 22-shekullorë (Bingmayong) si dhe muret historike të qytetit.  

Vizita e Kryetarit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Binali Jëlldërëm në Kinë filloi ditën e hënë me takimin me Kryetarin e Komitetit të Përhershëm të Kongresit Kombëtar Popullor të Kinës (Kryetari i Kuvendit) Li Zhansu dhe vazhdoi dje me takimin me Kryeministrin e Kinës, Li Keqiang.

 


Lajme të ngjashme