Turqia ndihmon Gazën me ilaçe

Ilaçet e dërguara nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke u janë dorëzuar autoriteteve palestineze me një ceremoni organizuar në Gazë nga Ministria e Shëndetësisë së Palestinës.

Turqia ndihmon Gazën me ilaçe

Në fjalën që mbajti këtu Drejtori i Programeve Ndërkombëtare të Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Selçuk Ëztyrk (Öztürk) tha se Gjysmëhëna e Kuqe Turke vazhdon të dërgojë dhe shpërndajë ndihma të ndryshme për palestinezët me zyrën e saj të përhershme që ka hapur në Gazë 9 vite më parë.

Kurse Drejtori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Ministrinë e Shëndetësisë së Palestinës, Eshref Ebu Mahadi nga ana e tij tha: “Ndihma me ilaçe me vlerë 270 mijë dollarë që ka ardhur nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke përballon një pjesë të madhe të nevojave të Ministrisë së Shëndetësisë”.

Turqia ka qëndruar vazhdimisht pranë popullit palestinez me ndihmat humanitare që dërgon dhe në veçanti me ato në sektorin e shëndetësisë,- u shpreh Ebu Mahadi dhe shtoi: “Këto ndihma që i janë bërë Palestinës nuk janë të parat për Gjysmëhënën e Kuqe Turke. Edhe në muajin maj, në përgjigje të thirrjes që erdhi nga Gaza për gjendjen emergjente të krijuar këtu, Gjysmëhëna e Kuqe Turke soli ndihma në ilaçe dhe materiale mjekësore me vlerë 100 mijë dollarë”.

Ministria palestineze e Shëndetësisë për të përballuar nevojat mujore për ilaçe dhe materiale mjekësore i nevojiten 4 milionë dollarë, tha ndër të tjera Ebu Mahadi.



Lajme të ngjashme