Afrohet me 1 vit dorëzimi i anijes ushtarake më të madhe të Turqisë

Luftanija “TCG Anadolu” do t’u dorëzohet Forcave Detare të Turqisë në tremujorin e fundit të 2020-s, një vit më herët sesa ishte planifikuar...

Afrohet me 1 vit dorëzimi i anijes ushtarake më të madhe të Turqisë

Janë përshpejtuar aktivitetet e ndërtimit të Anijes Sulmuese Amfibe Multifunksionale “TCG Anadolu”, e cila do të jetë më e madhja deri më sot në inventarin e marinës turke.

Ky është projekti më i madh i industrisë turke të mbrojtjes dhe njëherësh shembulli më konkret i synimit të Turqisë për t’u bërë fuqi globale.

“TCG Anadolu”, anija e parë kombëtare aeroplanmbajtëse e Turqisë, ka gjithashtu një kapacitet prej 6 fregatash “F358”, 4 helikopterësh “ATAK” (prodhim turk), 8 helikopterësh transporti të mesëm, 2 helikopterësh multifunksionalë “Seahawk” dhe dy mjetesh fluturuese të telekomanduara.

Luftanija “TCG Anadolu” do t’u dorëzohet Forcave Detare të Turqisë në tremujorin e fundit të 2020-s, një vit më herët sesa ishte planifikuar.



Lajme të ngjashme