Turqia hap qendër shëndetësore falas në Raxhu të Afrinit

Ministria e Shëndetësisë së Turqisë ka hapur në lokalitetin Raxhu të qytezës siriane të Afrinit një qendër shëndetësore që ofron shërbime falas...

racu saglik merkezi.jpg
racu saglik merkezi2.jpg
racu saglik merkezi1.jpg

Ministria e Shëndetësisë së Turqisë ka hapur në lokalitetin Raxhu të qytezës siriane të Afrinit një qendër shëndetësore që ofron shërbime falas.

Krahas poliklinikave të sëmundjeve të brendshme, të pediatrisë, ortodontike, obstetrike dhe gjinekologjike, në këtë qendër shëndetësore shërben gjithashtu një laborator për analizat e gjakut dhe një farmaci.

Qendra ofron shërbime shëndetësore dhe ilaçe falas për banorët e Raxhusë, pa pasur nevojë që ata të shkojnë në qendrën e Afrinit.

Sipas drejtorit të kësaj qendre shëndetësore, Saad Ahmed, transporti nga Raxhuja për në Afrin është shumë i vështirë, ndërsa tani banorët e lokalitetit marrin lehtësisht shërbime shëndetësore.

“Të gjitha shërbimet në qendër janë falas. Falënderojmë qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë së Turqisë që i shpëtuan banorët e Raxhusë nga kjo peripeci”, ka theksuar ai mes të tjerash.



Lajme të ngjashme