Gjysmëhëna e Kuqe Turke ndihmon refugjatët Jezidi në Irak

Gjysmëhëna e Kuqe Turke dërgoi ndihma në veshmbathje për 2 mijë e 500 familje të strehuar në kampin e çadrave “Bersiva-1” në qytetin Duhok të Irakut që u themelua nga AFAD-i.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ndihmon refugjatët Jezidi në Irak

Gjysmëhëna e Kuqe Turke dërgoi ndihma në veshmbathje për 2 mijë e 500 familje të strehuar në kampin e çadrave “Bersiva-1” në qytetin Duhok të Irakut, që u themelua nga Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD).

Utku Akbas, kreu i delegacionit për ndihma humanitare në Irak i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, bëri të ditur se në kampin në fjalë të ngritur nga ana e AFAD-it në vitin 2014 për të strehuar refugjatët e ikur nga Sinxhari i Mosulit për shkak të sulmeve të organizatës terroriste DAESH, janë dërguar pakot me veshmbathje dimërore për 2 mijë e 500 familje.

Refugjatët Jezidi jetojnë në kampin e çadrave “Bersiva-1”, i themeluar nga AFAD në Zaho të Duhokut për të arratisurit nga shtëpitë e tyre, pasi organizata terroriste DAESH pushtoi Mosulin në qershor 2014.

Pasi organizata terroriste DEASH pushtoi Mosulin, shumë civilë kërkuan strehim në provincat e Erbilit dhe Duhokut.

Refugjatët përpiqen të mbijetojnë në kampe të krijuara me mbështetjen e organizatave bamirëse në këto krahina për pothuajse 4 vjet.



Lajme të ngjashme