Arrihet në fund të hetimeve të atentatit ndaj ish-ambasadorit rus në Ankara

Prokurori Adem Akinci, i cili i zhvillonte hetimet në lidhje me atentatin e ndërmarrë ndaj ambasadorit Karlov gjatë pjesëmarrjes në një ekspozitë më 19 dhjetor 2016, ka përpiluar aktakuzën në lidhje me rastin.

Arrihet në fund të hetimeve të atentatit ndaj ish-ambasadorit rus në Ankara

U arrit në fund të hetimeve në lidhje me atentatin ndaj ambasadorit rus në Ankara, Andrey Karlov.

Prokurori Adem Akinci, i cili i zhvillonte hetimet në lidhje me atentatin e ndërmarrë ndaj ambasadorit Karlov gjatë pjesëmarrjes në një ekspozitë më 19 dhjetor 2016, ka përpiluar aktakuzën në lidhje me rastin.

Ambasadori i Rusisë në Ankara, Andrey Karlov humbi jetën si pasojë e sulmit me armë zjarri nga ana e Mevlut Mert Altintas, gjatë pjesëmarrjes në një ekspozitë, ndërsa ky i fundit ishte vrarë nga ana e policisë.

Në kuadër të hetimeve të zhvilluara në lidhje me atentatin janë ndaluar 9 persona në mesin e të cilëve organizatori i ekspozitës, disa policë dhe Sahin Sogut, ish-punonjësi i Autoritetit të Komunikimit dhe Teknologjisë së Informacionit.



Lajme të ngjashme