Gjermani – Stoltenberg: Siguria e Evropës është e pamundur pa Turqinë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi të hënën se nuk është e mundur që siguria për Evropën të ofrohet pa Turqinë, e cila ka një rol kyç në luftën kundër terrorizmit...

Gjermani – Stoltenberg: Siguria e Evropës është e pamundur pa Turqinë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi të hënën se nuk është e mundur që siguria për Evropën të ofrohet pa Turqinë, e cila ka një rol kyç në luftën kundër terrorizmit.

Në një fjalim në institucionin "German Atlantic Society" në Berlin, Stoltenberg theksoi se shtetet joanëtare të Bashkimit Evropian (BE) luajnë një rol të rëndësishëm në sigurinë e Evropës.

Ai tha se mirëpret përpjekjet e vetë Evropës për të përmirësuar aftësitë e saj mbrojtëse dhe shtoi se kjo do të forconte NATO-n nëse ajo bëhet në një mënyrë që forcon marrëdhëniet transatlantike. 

Shefi i NATO-s ka tërhequr vëmendjen se pas largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja, 80 për qind e mbrojtjes së Aleancës do të përballohet nga vendet joanëtare të Unionit.

"Turqia po lufton kundër destabilitetit në Irak dhe Siri", u shpreh Stoltenberg duke nënvizuar se "nuk është e mundur që siguria për Evropën të ofrohet pa Turqinë, e cila ka një rol kyç në luftën kundër terrorizmit". / AA



Lajme të ngjashme