Erdogan: Autoritetet amerikane kanë probleme komunikimi mes vetes

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një problem komunikimi mes vetes në lidhje me organizatën separatiste terroriste YPG/PKK.

Erdogan: Autoritetet amerikane kanë probleme komunikimi mes vetes

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një problem komunikimi mes vetes në lidhje me organizatën separatiste terroriste YPG/PKK.

Erdoan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në avion gjatë kthimit nga Franca, ku kishte shkuar gjatë datave 10-11 nëntor me rastin e 100-vjetorit të Marrëveshjes së Armëpushimit, që i dha fund Luftës I Botërore.

Ai tha se në takimin me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në Paris, shqyrtoi zhvillimet në Siri.

“Trump i jep një rëndësi të madhe çështjes së Idlibit dhe flet me lëvdata për sukseset tona atje” tha Erdoan dhe shtoi: “Mua më duket se ka një mungesë komunikimi ndërmjet tyre (autoriteteve amerikane) në çështjen e YPG-së dhe disa çështje të tjera. Unë i thashë (Trumpit) se ka shumë gjëra që mund të bëjmë bashkë në këtë çështje”.

Presidenti Erdoan u shpreh edhe në lidhje me strukturën YPG/PKK në lindje të Lumit Eufrat në Siri dhe bëri të ditur se për zgjidhjen e kësaj çështjeje, me autoritetet amerikane, zhvillohen bisedime në kuadër të ministrive të punëve të jashtme dhe atyre të mbrojtjes.

Erdoanit iu parashtrua edhe pyetja në lidhje me shpërblimin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vënë për kapjen e tre prej krerëve të organizatës separatiste terroriste PKK.

Ai e cilësoi këtë si një “hap të vonuar” dhe nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke krijuar një perceptim sikur YPG dhe PKK janë organizata të ndryshme, vënë në shesh një lloj loje për të legjimituar YPG-në.

 


Lajme të ngjashme