Turqia hap përfaqësi diplomatike në Laos

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) zhvillon një vizitë zyrtare në Laos, ku u takua me homologun e tij Saleumxay Kommasith.

Vizita e Çavushollusë  në Republikën Popullore Demokratike të Laosit ka cilësinë e vizitës së parë nga Turqia në nivel të ministrit të jashtëm në këtë vend.

Gjatë takimin me ministrin e jashtëm të Laosit, ministri Çavushollu shprehu trishtimin e ndjerë për shkak të fatkeqësisë së përmbytjeve me pasoja të rënda, që ndodhi gjatë muajve të verës në këtë vend.

Ai tha se Turqia është pranë popullit të Laosit.

Në takim u bisedua edhe në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe dhe në lidhje me mundësitë për avancimin e bashkëpunimit.

Dy homologët shkëmbyen mendime edhe për zhvillimet rajonale dhe ato ndërkombëtare.

Shefi i diplomacisë turke shprehu kënaqësinë që zhvillon vizitën e parë si ministër i punëve të jashtme në këtë vend dhe theksoi rëndësinë e përfaqësisë diplomatike turke, e cila u hap dje me ceremoni zyrtare në këtë vend, për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Turqisë dhe Laosit.  

Lajme të ngjashme