Linjat Ajrore Turke realizojnë fluturimin e parë në Baku nga aeroporti “Stambolli”

Nga Aeroporti “Stambolli” u realizua fluturimi i parë drejt Bakusë, kryeqyteti i Azerbajxhanit.

Linjat Ajrore Turke realizojnë fluturimin e parë në Baku nga aeroporti “Stambolli”

Nga Aeroporti “Stambolli” u realizua fluturimi i parë drejt Bakusë, kryeqyteti i Azerbajxhanit.

Fluturimit i dytë ndërkombëtar nga Aeroporti i Stambollit, më i riu i Turqisë dhe më i madhi në botë, përurimin e të cilit më 29 tetor e bëri Presidenti Recep Tayyip Erdogan me pjesëmarrje edhe të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të disa vendeve tjera, u realizua në orën 09.30 avionin tip Boeing – 737 me vendmbërritje Aeroportin Ndërkombëtar Haydar Aliyev, të Bakusë.

Fluturimi i parë, për të cilin kishte një kërkesë të lartë, u realizua me 121 pasagjerë.

Linjat ajrore, pikën e pestë të fluturimit nga ky aeroport, pas Ankarasë, Izmirit, Antaljas dhe republikës Turke të Qipros së Veriut, ka caktuar Bakunë, ku fluturimet do të zhvillohen çdo ditë deri në 31 dhjetor.

Në këtë mënyrë numri i të fluturimeve të Linjave Ajrore Turke nga Stambolli drejt Bakusë; janë 28 nga aeroporti Ataturk, 7 nga Aeroporti Stamboll dhe 3 nga Aeroporti Sabiha Gokçen.

Linjat ajrore turke në vitin 2017 transportuan 337 mijë e 300 pasagjerë në Baku, ndërsa në 10 muajt e parë të vitit transportuan 337 mijë pasagjerë për në Baku.

Bakuja, kryeqyteti i Azerbajxhanit, në të njëjtën kohë, zotëron edhe veçorinë si pika e parë e fluturimit të Linjave Ajrore Turke në Azinë Qendrore.  

Fluturimet kanë filluar në vitin 1991 dhe kanë vazhduar pa ndërprerje për 27 vjet.

Këto fluturime kryejnë detyrën e një ure që përforcon lidhjet kombëtare dhe shpirtërore ndërmjet Turqisë dhe Azerbajxhanit.  

 


Lajme të ngjashme