TIKA përuron tre projekte të reja të rëndësishme në Afganistan

Në kuadër të projekteve janë kryer punimet e rregullimit dhe gjelbërimit   të ambientit përreth Fakultetit Pedagogjik të Universitetit Belh, restaurimi dhe rregullimi i ambientit përreth liceut të “Pavarësisë” dhe ndërtimi i shkollës së posaçme për gra.

TIKA përuron tre projekte të reja të rëndësishme në Afganistan

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), në qytetin Mezari Sherif të Afganistanit vuri në jetë 3 projekte tjera të rëndësishme.

Në kuadër të projekteve janë kryer punimet e rregullimit dhe gjelbërimit   të ambientit përreth Fakultetit Pedagogjik të Universitetit Belh, restaurimi dhe rregullimi i ambientit përreth liceut të “Pavarësisë” dhe ndërtimi i shkollës së posaçme për gra.

Në ceremoninë e organizuar në sallën e konferencave të Fakultetit të Mjekësisë pranë Universitetit Belh, morën pjesë zëvendësdrejtori i përgjithshëm i TIKA-s, Mehmet Sureja Er (Mehmet Sureyya Er), konsulli i Turqisë në Mezari Sherif, Shevki Seçkin Allpaj (Sevki Seçkin Alpay), Zëvendësprefekti i Belhit, Shuxhaudin Shuxha (Sucauddin Suca), zyrtarët e TIKA-së në Mezari Sherif dhe studentë të shumtë.

Në fjalën e tij të mbajtur me rastin e ceremonisë, Zëvendësprefekti i Belhit, Shuxha bëri të ditur se TIKA prej vitit 2004 e këtej hodhi firmën në projekte të rëndësishme në Afganistan.

Zëvendësprefekti vuri në dukje se projektet që TIKA vuri në jetë posaçërisht në fushën e arsimit, janë shumë të rëndësishme, ndërsa shtoi se dëshirojnë që këto ndihma të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Edhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i TIKA-s, Sureja Er bëri të ditur se Turqia i kushton rëndësi të veçantë Afganistanit dhe për këtë arsye TIKA në krahasim me vendet tjera në këtë vend ka 3 zyre nëpërmjet të cilave po zhvillon aktivitetet e ndihmave.

Sureja Er rikujtoi se Turqi ka ndërtuar fakultetin e parë mjekësor dhe spitalin e parë bashkëkohorë në Afganistan, ndërsa shtoi se aktivitetet e TIKA-së në këtë vend do të vazhdojnë duke u shtuar.

 


Lajme të ngjashme